Pandemia, Fatmir Brahimaj: 32 mjekë nuk kursyen as jetën në këtë betejë

Shqipëria

Pandemia, Fatmir Brahimaj: 32 mjekë nuk kursyen as jetën në këtë betejë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:41
Fatmir Brahimaj

Leonard Solis, mjek dhe ish-ministër i Shëndetësisë thotë se COVID-19 është një pandemi që ndodh njëherë në 100 vjet dhe përballimi ka qenë shumë i vështirë sidomos humbjen e jetëve dhe mjekët.

“Janë të mbingarkuar dhe lodhur mjekët. Mund të ishte deleguar puna që të mos kishin gjithë këtë lodhje”, thotë ai.

Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekëve në Shqipëri thotë se menaxhimi i stresit të personelit mjekësor është një nga problemet më të mëdha të pandemisë ndërsa veçoi humbjen e jetëve mes bluzave të bardha.

“Do të veçoja veprën e 32 mjekëve që nuk kursyen as jetën në këtë betejë. Respekt dhe mirënjohje dhe e kam të vështirë të gjej fjalët për të vlerësuar në përmasat e duhura aktin e tyre sublim vetëm do të përulesha në respekt për ta. Vepra e tyre do të mbahet mend gjatë. Kanë lënë një boshllëk”, u shpreh Brahimaj.

Entela Ramosacaj, doktore e Shkencave dhe Infektologe thotë se ndonëse luftohet me COVID-19 që prej marsit të vitit të kaluar, çdo ditë mjekët mësojnë diçka të re dhe tregon situatën e vështirë që mjekët përjetojnë në spitalet COVID.

“Ne nuk ishim mësuar që të kishim kaq shumë vdekje në spital. Na ka çuar në një situatë ku shpeshherë  vuanim njësoj me pacientin dhe familjarin matanë telefonit dhe nuk ishte fare e lehtë të jepje lajme të këqija. Etapa e tretë dhe ditët e fundit kur është rritur numri i infektimeve jemi pak më të sigurt. Nëse na drejtohen që në fillim dimi ti orientojmë në rrugën e duhur”, u shpreh Ramosacaj.

Infektologia nënvizoi se shpesh pacientët druhen për t’iu drejtuar spitalit dhe kjo gjë sjellë më pas komplikacione ndaj bëri thirrje që nëse pacienti ka nevojë për një shërbim më të specializuar dhe ka nevojë për oksigjen do të jetë i detyruar që të shkojë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat