Urbanët rrezik për infektimin me Covid, qytetarët: Nuk respektohet distanca, ka njerëz pa maska

Shqipëria

Urbanët rrezik për infektimin me Covid, qytetarët: Nuk respektohet distanca, ka njerëz pa maska

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:13
Ilustrim

Linjat urbane janë kthyer në një nga vatrat kryesore të infektimeve me Covid 19. Një vëzhgim i Ora News konstatoi se autobusët janë të tejmbushur, ndërsa ka edhe pasagjerë që nuk mbajnë maska.

Linjat urbane vijojnë të jenë një shqetësim ku grumbullimet më shumë se dhe 10 persona dhe mosmbajtja e maskës mund të jetë rrezik për përhapjen e Covid 19.

Kjo situatë është e njëjtë pothuajse në të gjitha linjat urbane, ku mosrespektimi i orareve është një fenomen me të cilin qytetarët ndeshen çdo ditë.

Tejmbushja e autobusëve është rrezik për përhapjen e virusit dhe qytetarët thonë se shumica e pasagjerëve nuk vënë as maskat mbrojtëse.

Sipas tyre nevojiten kontrolle për ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Mosha e vjetër e vë, një pjesë e të rinjve jo. Duhet më shumë kontrolle”.

“Një pjesë e respektojnë, një pjesë jo. Nuk ka kontroll se po të ketë rregullohet gjendja.”

“Maska duhet mbajtur, janë disa rregulla që duhet ti zbatojnë të gjithë.”

“70-80% e popullësisë nuk e merr seriozisht dhe nuk i respekton masat me vullnetin e brendshëm, përveç frikës. Kjo është keqardhje.”

Në një kohë që autoritetet kërkojnë respektimin e masave anti- Covid transporti mbetet një nga vatrat kryesore e infeksionit me Covid 19, dhe se rregulli i shkruar për distancim prej 1.5 m nuk zbatohet duke alarmuar personat që respektojnë masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat