U konfliktua me efektivin e Policisë, arrestohet 42-vjeçari në Berat

Shqipëria

U konfliktua me efektivin e Policisë, arrestohet 42-vjeçari në Berat

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia pasi ishte i dënuar me një vit burg pasi kundërshtoi punonjësin e rendit.

Shtetasi me iniciale B.C., banues të Drenovë të Poliçanit, është dënuar nga gjykata me një vit heqje lirie.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

B.C., 42 vjeç, banues në Drenovë, Poliçan.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar atë me 1 vit burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat