Shirat e dendur rritin nivelin e lumit të Senës

Shqipëria

Shirat e dendur rritin nivelin e lumit të Senës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Parisi mbetet i mobilizuar për mundësinë e përmbytjeve pasi niveli i lumit të Senës që rrjedh brenda kryeqytetit francez po ngrihet rrezikshëm.

Shirat e dendur e rritën të martën mbi 4 metra lartësinë e ujit, duke vërshuar bankinat e përdorura nga këmbësorët, çiklistët dhe pikat e vogla të shitjes.

Edhe pse niveli është si vitin e kaluar, autoritetet këtë radhë i druhen më të keqes.

“Kam bërë shkollën aty dhe sa herë atëherë shikoja këmbët e Suavit, ngaqë dihet se kur këmbët e tij janë nën ujë, Sena është rritur!” – Jean Claude Le Guern

“Çdo vit është pak a shumë e njëjta gjë, niveli është pak më ulët ose pak më lart. Por kjo e ka një të bukur sepse tregon se moti po ndryshon, se po vjen pranvera.”-Gabriel Pertossa

Meteorologët e kanë vendosur zonën e Senës me ngjyrë të verdhë, duke pritur vigjilencë të shtuar nga fryrja e lumit por jo dëme të mëdha materiale.

Të hënën niveli i ujit u rrit me 30 centimetra në 4 metra e 45 cm, rreth 1 metër e gjysmë krahasuar me të enjten e kaluar.

Në rrezik përmbytjeje janë vendosur edhe 21 rajone në jugperëndim dhe verilindje të Francës, ndërsa autoritetet kanë udhëzuar qytetarët të kenë kujdes pasi kureshtja për të parë nga afër situatën me lumin në zonën e tij, i mori jetën pak ditë më parë një 70-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat