Zhdukja e Jani Prengës, si po dështon hetimi i policisë dhe prokurorisë

Shqipëria

Zhdukja e Jani Prengës, si po dështon hetimi i policisë dhe prokurorisë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Zhdukja e Jani Prengës

Gjykata e Posaçme ka liruar disa prej të ndaluarve për rrëmbinin dhe zhdukjen e Jani Prengës, e ndodhur në fillim të vitit 2020.

1 vit pas ngjarjes së rëndë, gjykata ka nisur lirimin e të arrestuarve.

Leonard Hajri i arrestuar një vit më parë si i përfshirë në pengmarrjen dhe zhdukjen e Jani Prengës është lënë i lirë.

Kur trupi i Prengës ende nuk është gjetur, gjykata ka liruar nga qelitë thuajse të gjithë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Për Hajrin gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ dërgohet në ‘detyrim paraqitje’. Ndërkohë për të dyshuarit tjetër Olsi Turja gjykata ka zbutur masën në ‘arrest shtëpie’.

Pak ditë më parë u lirua Ardian Doçi, ndërsa në pranverë të 2020-ës Bajram Hajri.

Këta persona dyshohen për përfshirje në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen të Jani Prengës.

Për momentin në burg mbetet vetëm kopshtari Festim Bexhdili. Ende në kërkim për këtë ngjarje mbeten Altin Hajri dhe Gentian Doçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat