Kurbin: Duke pritur bashkinë të rregullojnë rrugët me gropa

Shqipëria

Kurbin: Duke pritur bashkinë të rregullojnë rrugët me gropa

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Kurbin

Gropat në asfalt, pas reshjeve të shiut kthehen në pellgje me ujë në rrugët e lagjes Sanxhak të Kurbinit

Lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve bëhet e vështirë.

Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke vështirësuar jetesën e banorëve të zonës, vetëm pak kilometra larg qytetit të Laçit.

“Makinat e vogla nuk kalojnë vetëm traktori kalon këtu”

“Më mirë ta rregullojmë vetë se ka 20 vjet që së ka çarë kaptinën kush” shprehen banorët

Banorët akuzojnë bashkinë e Kurbinit për mungesën e vëmendjes.

Në situatë të ngjashme është në të gjitha fshatrat e Kurbinit, që vuajnë mungesën e investimeve kryesisht në infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat