Bulqizë: “Liqeni” në mes të rrugës

Shqipëria

Bulqizë: “Liqeni” në mes të rrugës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Bulqizë

Bulqiza tashmë është e ndarë në dy zona që nuk mund të lidhen me rrugë me njëra tjetrën.

E vetmja mënyrë për të kaluar rrugën duhet të ngjitesh si ky i ri nëpër kangjella.

Prej gati një muaji, uji që ka dalë nga lugina ka përmbytur rrugën duke shkaktuar një pengesë të madhe të lëvizjeve të qytetarëve.

Edhe për automjetet qarkullimi është i vështirë, madje për shkak të ujit dëmet kanë qenë të konsiderueshme

“Është shumë problem, po bllokojmë motorët e makinave. Kalimtarët nuk bëhet fjalë të kenë mundësi të kalojnë”

Qytetarët apelojnë bashkinë që të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem, pasi për shkak të ndarjes mes Bulqizës së re dhe asaj të vjetër e kanë të pamundur të marrin shërbimet e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat