E trishtë/ Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja

Shqipëria

E trishtë/ Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Anisa Dedja

Anisa Dedja, mjeke onkologe në Durrës, është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut  Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatkeqësisht mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.

Postimi:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat