Ish-ministri i Shëndetësisë: Mutacioni i covid ka ardhur në vendin tonë, s’ka mjaftueshëm testime molekulare

Shqipëria

Ish-ministri i Shëndetësisë: Mutacioni i covid ka ardhur në vendin tonë, s’ka mjaftueshëm testime molekulare

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:46
Albert Nikolla

COVID-19 ka pësuar mutacione dhe në shumë vende janë përhapur lloje të ndryshme të virusit.

Sipas zv. ministrit të Shëndetësisë Albert Nikolla deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit të modifikuar. Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në emisionin Open tha se përderisa është në vendet fqinje duhet të ketë ardhur edhe në Shqipëri, por testimet molekulare janë shumë të pakta që të verifikohet.

Kurse Ekspertja e Shëndetësisë në PD, Liljana Ramasaço tha se punonjës të Shëndetit Publik e kanë pohuar që ka raste, pavarësisht që e kanë tërhequr më vonë deklaratën.

Nikolla: Para disa orësh nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin e modifikuar anglez. Ka kohë që ka gjetur vend në vendet tona fqinje.

Koja: Laboratori po punon fuqishëm për të dedektuar.

Shehu: Një vajzë që rezultoi me virusin në Gjermani kishte qenë në Shqipëri, nuk ka mundësi mos të ketë ardhur në Shqipëri,  është e pamundur që të mos ketë ardhur,  shikojmë një farë një zhvillimi jo të zakonshëm të patologjisë. Edhe mjeku Ulqinaku tha se shohim zhvillime jo normale dhe ka mundësi të jetë ai i modifikuari. Me ekzaminimet e shpejta nuk kapet. Ne jemi më të fundit për tamponët molekularë.

Ramasaço: Ka mbërritur, e kanë thënë edhe punonjës të Shëndetit Publik, nuk është diçka që duhet fshehur.

Shehu: Duhet të merren masat sepse shtohet 30% agresiviteti i virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat