“Më përdhunoi e më dogji me çakmak”/ Babai abuzon me vajzën 16-vjeçare: I thashë mamit dua...

Shqipëria

“Më përdhunoi e më dogji me çakmak”/ Babai abuzon me vajzën 16-vjeçare: I thashë mamit dua...

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është denoncuar këtë të enjte në vend. “Balkanweb” raporton se një vajzë 16-vjeçare ka denoncuar babanë e saj për abuzim seksual.

Bëhet fjalë për 61-vjeçarin B. M., i cili denoncohet nga e bija se ka abuzuar për një kohë të gjatë me të. “Balkanweb” ka siguruar një pjesë të dëshmisë rrëqethëse të 16-vjeçares, e cila thotë mes të tjerash se i ati e ka djegur me çakmak, pasi ajo e ka kundërshtuar.

“Më ka abuzuar për një kohe te gjate, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie.

I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat