Vrasjet e bujshme në Bradashesh 3 vite më parë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Vrasjet e bujshme në Bradashesh 3 vite më parë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Erdal Duranay, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:

M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat