Të rinjtë shqiptarë janë dembelë/ Kampioni atletik: Hynë në sport për përfitime, e më pas e lënë

Shqipëria

Të rinjtë shqiptarë janë dembelë/ Kampioni atletik: Hynë në sport për përfitime, e më pas e lënë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Izmir Ismajli

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka dalë në përfundimin se të rinjtë shqiptarë janë dembelë. Madje ka bërë thirrje për më shumë interaktivitet te të rinjtë.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe kampioni atletik, Izmir Ismajli.

Ai u shpreh se të rinjtë shqiptarë janë shumë dembelë. “Të gjithë hynë në sport për të përfituar, e kur shohin se nuk ka shumë përfitim e lënë. Kur hynë në sport duan që brenda vitit të marrin medalje, harrojnë se duhet shumë sakrificë e punë. Kam investuar 11 vite që më pas të shpallem kampion”, tha Izmiri.

Sipas tij, sporti është një sakrificë shumë e madhe. “Nuk kam punuar punë të tjera, gjithë jetën time ja kam kushtuar sportit. Nuk është gjithçka ana financiare, sporti të jep adrenalinë, të jep emocion. Unë do vijoj derisa të mundem të merrem me sportin. Më vonë kam në mend që të hap një akademi timen.”, tha kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat