“Korrupsioni ende problem”/ Rama flet për rritjen e ekonomisë: Një bebe nuk bëhet 10 vjeç që vitin e parë

Shqipëria

“Korrupsioni ende problem”/ Rama flet për rritjen e ekonomisë: Një bebe nuk bëhet 10 vjeç që vitin e parë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një dalje publike ditën e sotme duke iu përgjigjur komentuesve të Facebook-ut foli për ekonominë në vend.

Ai tha se ka ende shumë punë për të bërë, por njerëzit i duan gjërat me të shpejtë. Rama përmendi përfundimet e nxjerra nga Standart and Poors duke thënë se pritet një rritje ekonomike 4.5% nëse virusi Covid nuk egërsohet.

Sipas Ramës, edhe pse Shqipëria ka bërë hapa të mirë, korrupsioni në vend vijon të mbetet problem.

“Jam më i pakënaquri nga të gjithë ju lidhur me arritjet ekonomike. Por institucionet ndërkombëtare i bëjnë vlerësimet e tyre në bazë shifrash e statistikash, jo me emocione e që dalin nga raporte politike. Ata konfirmojnë për Shqipërinë qëndrueshmëri B+. Parashikohet që ekonomia do të rritet me 4.5%, duke marrë parasysh që s’do kemi një valë tjetër goditjeje nga Covid. Standart and Poors raporton se janë vënë bazat që nuk kanë qenë kurrë më parë. Aty ku deri dje kishte rrënoja, baltë e lluc, sot ka infrastrukturë, ka ngrehina që po dalin hap pas hapi mbi sipërfaqe. Nuk ka kohë për pushim, nuk ka kohë për gjumë, duhet punë që të mbarohet i gjithë projekti.

Sistemi që po ngremë, zgjerimi i bazës, do të bëjë që paga minimale të shkojë duke u rritur çdo vit në vitet e ardhshme. Nga ana tjetër këto konstatime të këtyre organizatave që janë pika referimi të të gjitha vendeve, vërtetojnë që vendi ka hyrë në një process zhvillimi që përshpejtohet. Jut ë gjithë doni shumë më shpejt, unë dua më shpejt se ju, por ta dini që një bebe nuk bëhet 10 vjeç që vitin e parë.

E di që korrupsioni mbetet një problem serioz në vendin tonë. Përparimin me dy vende, në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka trend rritës nga raporti i vitit 2013, gjë që s’ka ndodhur në vendet e tjera. Ky është fakt. Asnjëherë kur flas për 2013, nuk dua të kujtoni se është bërë mrekulli, gjërat kërkojnë shumë punë, kohë e durim,” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat