A ka mbërritur virusi britanik?/ Në Gjermani identifikohet një rast që kishte udhëtuar nga Shqipëria

Shqipëria

A ka mbërritur virusi britanik?/ Në Gjermani identifikohet një rast që kishte udhëtuar nga Shqipëria

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:44
Foto

Mutacioni i koronavirusit që u shfaq në Angli mund të jetë duke qarkulluar edhe në Shqipëri.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se deri më tani nuk kanë identifikuar asnjë rast por mundësia që të prekemi nga ky mutacion ekziston përsa kohë qarkullon në vende të Europës dhe në vende fqinje me ne.

Deri më tani Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se ky mutacion po qarkullon në 70 vende të botës. Por sipas znj. Hatibi pothuajse çdo ditë ka raste të dyshuara se mund të jenë prekur nga mutacioni i Covid, i shfaqur në Angli dhe se kapacitete janë për ta identifikuar, mostrat e të cilit çohen në qendrat e referencës,me të cilat bashkëpunon laboratori i ISHP, si në Francë, Angli dhe Gjermani, për konfirmim.

Ndërkohë, një ditë më parë u konstatua një rast që shkonte nga Shqipëria në Gjermani dhe që rezultoi të ishte prekur nga mutacioni anglez i Covidit. Ekspertët e ISHP-së janë duke investiguar në lidhje më këtë rast pasi dyshohet se personi mund të kishte udhëtuar më parë në ndonjë vend tjetër të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat