Lufta e klasave/ Në bashkinë e Kamzës nëse nuk je me Rakip Sulin, nuk punësohesh

Shqipëria

Lufta e klasave/ Në bashkinë e Kamzës nëse nuk je me Rakip Sulin, nuk punësohesh

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Lufta e klasave vazhdon të ekzistojë në Shqipëri.

Diskriminimi i ‘Rilindjes’ dhe i Rakip Sulit në Kamëz ndaj të rinjve për shkak bindjesh politike ka bërë që të skualifikojnë nga procedura e konkurrimit për ngritjen në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil ish-punonjësin e kësaj bashkie dhe aktivistin e PD, Dega Kamëz, Edmond Duraku. Këtë e thotë, as më pak dhe as më shumë, por Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi me vendimin nr. 15, datë 29.01.2021.

Bashkia Kamëz, në maj të vitit 2020, kishte shpallur në faqen zyrtare të saj pozicionin e lirë të punës për ‘Përgjegjës të zyrës së medias dhe informimit’. Për këtë pozicion pune, në qershor të vitit 2020 kishte aplikuar pranë Bashkisë Kamëz z. Edmond Duraku. Zoti Duraku. ka punuar pranë Bashkisë Kamëz në kohën kur kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu, por për arsyet e tij personale ishte larguar në mars të vitit 2019.

Duke qenë se për një periudhë 2-vjec?are nga momenti i largimit ai e ruante statusin e nëpunësit civil, aplikoi për këtë pozicion pune pranë Bashkisë Kamëz. Por, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, siç është bërë e zakonshme këto tetë vite të qeverisjes së Partisë Socialiste, në mënyrë krejt joligjore dhe diskriminuese ai skualifikohet nga procedura e konkurrimit. Arsyeja e thjeshtë, që këtë vend pune ta fitonte një anëtar i ‘Rilindjes’ që ‘de facto’ e kryente atë pozicion pune.

Edmond Duraku shprehet se ka konkurruar për pozicionin e punës, duke respektuar të gjitha procedurat dhe kriteret. ‘Bashkia Kamëz ka shpallur në webiste-in e saj ‘Njoftim për vend të lirë pune’, për pozicionin ‘Përgjegjës i medias dhe informimit, Bashkia Kamëz’. Pasi u njoha me shpalljen për këtë pozicion pune me anë të shërbimit postar më datë 01.06.2020, kam paraqitur aplikimin tim dhe dokumentacionin shoqërues të kërkuar për këtë pozicion për procedurën e ngritjes në detyrë dhe procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil’, - shprehet ish-nëpunësi, duke shtuar se është skualifikuar padrejtësisht dhe në mënyrë joligjore nga procedura e konkurrimit, si dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje për ankesën e tij drejtuar Bashkisë Kamëz: ‘Më datë 11.06.2020, me anë të njoftimit elektronik, jam informuar se Bashkia Kamëz më ka skualifikuar nga procedura e ngritjes në detyrë për shkak se nuk plotësoj kriterin e përcaktuar në nenin 26/3/b, të ligjit nr. 152/2013 ‘Për nëpunësin civil’. Pasi u njoha me vendimin dhe arsyetimin e Bashkisë Kamëz për skualifikimin tim nga procedura e shpallur për pozicionin ‘Përgjegjës i zyrës së medias dhe informimit’, më datë 11.06.2020 kam paraqitur ankesë me shkrim si dhe në rrugë elektronike, ankesë për të cilën nuk kam marrë asnjë përgjigje’.

Në këto kushte, ai i është drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili pas një periudhe mbi 6 muaj analize faktesh të vërteta e ka konfirmuar diskriminimin politik që i është bërë zotit Duraku nga Bashkia e Kamzës. Këtë rregull ‘O më Rilindjen, ose nuk fillon punë në Bashkinë Kamëz’ të vendosur nga kryetar i emëruar Rakip Suli, e thekson pra edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili në vendimin e tij shprehet se Duraku është skualifikuar në mënyrë krejtësisht joligjore: ‘Bazuar në nenin 33 pikat 10, 11 e 12, të ligjit nr. 10221/2010 ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi’, Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vendosi: 1. Konstatimin e diskriminimit të ankuesit Edmond Duraku, në të drejtën për punësim, për shkak të bindjeve politike, nga ana e Bashkisë Kamëz’.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat