Vendimi për studentët, Brataj: Mund të ketë një mundësi që provimet t’i bëjnë në auditore

Shqipëria

Vendimi për studentët, Brataj: Mund të ketë një mundësi që provimet t’i bëjnë në auditore

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se sa i përket kërkesës së studentëve për rikthimin e tyre në auditoret e universiteteve, kjo momentalisht është e pamundur me rritjen e rasteve.

Por për zhvillimin e provimeve në auditore tha se mund të ketë një mundësi, por ende nuk është marrë një vendim, pasi po diskutohet mes Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“E kemi diskutuar, konferenca u bë në fund të janarit dhe 3 ditë më pas kishte rritje dhe smund t ëmendosh të lirosh masat në një kohë që kemi rritje infeksioni. Janë të gjitha institucionet që i marrin vendimet. Për provikmet është situata e vështirë për momentin nëse do të ketë masa të marrjes nga ana jonë në këtë moment patjetër që do të diskutohet por është një situatë tepër delikate.

1000 e të infektuarve se kishim kaluar ndonjëherë.Mund të jetë një mundësi për studentët për provimet duke ruajtur masat por ende se kemi marrë një vendim. Komiteti në bisedime me MSH”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat