Pranohet kërkesa e SPAK, dorëhiqet gjyqtarja e procesit ndaj Luan Dacit!

Shqipëria

Pranohet kërkesa e SPAK, dorëhiqet gjyqtarja e procesit ndaj Luan Dacit!

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:14
Luan Daci

Është shtyrë serish seanca e parashikuar për ditën e sotme të në Gjykatën 3 Posaçme të Apelit ndaj Luan Dacit, anëtar i KPA, i dënuar në shkallë të parë për falsifikim dokumentesh.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mosformimi i trupës gjykuese. Gjyqtarja Anita Mici e caktuar në këtë proces dha dorëheqjen pas kërkesës se SPAK për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Ajo është në proces vettingu ne KPA, ku i pandehuri është anëtar edhe pse i pezulluar. Pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ.

Kujtojmë se Luan Daci ka kërkuar pafajësi.  Ai u bë zyrtari i parë i cili është dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO.

Luan Daci u dënua në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. Vetë Daci e kishte paralajmëruar apelimin e vendim që kur u mor vendimi nga GJKKO. 

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas, por tashmë ai është dënuar nga Gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat