Sherri mes vëllezërve për një kanal/ Djali i Enver Lloçit: I dilte gjak nga goja, ja kush e qëlloi

Shqipëria

Sherri mes vëllezërve për një kanal/ Djali i Enver Lloçit: I dilte gjak nga goja, ja kush e qëlloi

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:09
Djali i Enver Lloçit

Dy vëllezër janë konfliktuar në fshatin Baldushk të Tiranës për shkak të një kanali kullues. Ditën e sotme ka folur në emisionin “Shqipëria Live”, djali i Enver Lloçit, Rexhpi, i cili tregon si ndodhi ngjarja.

“I dilte gjak nga goja. Nuk na dhanë asnjë arsye. Nuk i thashë asgjë xhaxhait. Asnjë lloj përplasje, vetëm shiheshim ndonjëherë shtrembër.

Ai ka qenë kanal i vjetër, e ka lënë gjyshi parë. Tani kur u bë shtëpia e tij, ka ‘hëngër’ fadroma më shumë rrugë dhe ata e kthyen kanalin drejt tokës sime.

Babai pati thënë çoji haber o çun se po më shemb shiu tokën. Kishte shkuar vetë babi dhe kishte dalë Bujari (nipi) e kishte qëlluar me kazmë dhe Muharremi (vëllai) më pas me dru”, tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat