Ndërron jetë në moshë të re nga Covid-19 zyrtari i LSI-së

Shqipëria

Ndërron jetë në moshë të re nga Covid-19 zyrtari i LSI-së

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

 

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga themeluesit e LRI, Amarildo Mekollari.

Lajmin për ndarjen nga jeta të djalit nga Skrapari e ka dhënë ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Statusi i plotë:

Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.

Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.

Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.

Do na mungosh shumë.

Ngushellime Betës dhe familjes!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat