Vrasja e Shkëlzen Kastratit, çfarë zbuloi ekspertiza balistike dhe prova që mund të çojë në zbulimin e autorëve

Shqipëria

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, çfarë zbuloi ekspertiza balistike dhe prova që mund të çojë në zbulimin e autorëve

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:50
42-vjeçari u vra me plumb në kokë mëngjesin e 1 shkurtit në Fier, teksa udhëtonte me mjetin tip “Benz”

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Shkëlzen Kastratit në një atentat mafioz me makina luksi në Fier.

Ekspertiza balistike e armës automatike “Scorpion” me silenciator e gjetur në makinën “Range Rover” që dogjën autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, sipas abcnews, nuk kishte numrin unik identifikues. Ky fakt përforcon edhe një herë dyshimet e policisë se atentati u krye nga profesionistë.

Në ekspertizën e bërë në laboratorin e policisë shkencore, në armën e zjarrit nuk janë gjetur as shenja gishtash, që do të çoni hetuesit deri në identifikimin e atentatorëve.

Një nga provat që mund ti vijë në ndihmë grupit hetimor, është përgjigja e ADN për disa sende, fije flokësh e mbetje biologjike që janë sekuestruar në makinën “Audi”. Ky mjet u gjet në Kamëz.

Targa e tij është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Fier, që për hetuesit është pikërisht makina me të cilët autorët u larguan pasi dogjën “Range Rover-in”. Kjo makinë, rezultoi e vjedhur në Greqi disa muaj më parë.

Burime nga grupi hetimor sqaruan për ABC se automjeti është futur në territorin shqiptar me targa dhe dokumentacion të rregullt, para se të denoncohej e vjedhur në vendin fqinj.

Në kërkim policia vijon të ketë personin për të cilin pronari i “Audi-t” pretendon se ia ka shitur pa kryer aktin e shit-blerjes.

Ndërsa si pistë hetimi vijon ajo e hakmarrjes për shkak të një hasmërie mes dy grupesh që ka nisur që në vitin 1994, kur është vrarë kushëriri i Kastratit.

42-vjeçari u vra me plumb në kokë mëngjesin e 1 shkurtit në Fier, teksa udhëtonte me mjetin tip “Benz”, makinë kjo e cila nuk rezulton e regjistruar në emër të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat