‘I ke ditët e numëruara, do të bëjmë ushqim për derrat’, kërcënohet me jetë shefi i krimeve në Gramsh

Shqipëria

‘I ke ditët e numëruara, do të bëjmë ushqim për derrat’, kërcënohet me jetë shefi i krimeve në Gramsh

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Një mesazh kërcënues ka mbërritur në celularin e shefit të krimeve në komisariatin e Gramshit, Sokol Novaku, i cili kishte vetëm dhjetë ditë që ishte transferuar në këtë detyrë.

Mësohet se mesazhi kërcënues i ka mbërritur në telefonin që përdorte për punën. Persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar në mënyrën me të keqe zyrtarin e policisë, duke i shkruar se ‘do ta djegin të gjallë, e do ta bëjnë ushqim për derra, bashkë me familjen’.

“..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. I ke ditët e numërume,”– shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku.

Pas këtij mesazhi kërcënues Novaku ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzim për kërcënimin e marrë. Hetimi ka nisur menjëherë për identifikimin e personave që kanë dërguar këtë kërcënim.

Novaku më parë ka mbajtur detyrën e shefit të sektorit të lëndëve narkotike në Elbasan, ndërsa më herët ka qenë edhe shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë. Në drejtorinë e Policisë Elbasan Novaku u emërua shef i sektorit të narkotikëve ku qëndroi për 4 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat