“E tregove veten se je gjirokastrite”/ Replikat me mjeken, Rama: Programi i PD mund të japë bonus për SPA, pishina apo masazhe

Shqipëria

“E tregove veten se je gjirokastrite”/ Replikat me mjeken, Rama: Programi i PD mund të japë bonus për SPA, pishina apo masazhe

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 10:26
Edi Rama

Në bisedën që është duke zhvilluar me qytetarë në Gjirokastër Rama nuk i lënë pas edhe batutat.

Teksa është pyetur nga një mjeke e re e cila nga Tirana tashmë është transferuar me punën në Gjirokastër, nëse do t’ju mundësohej një bonus qiraje, kreu i qeverisë thumboi PD. Sipas tij, ndoshta këtë dhe shumë të tjera mund ta ofronte programi i PD, duke shtuar se mund të ofrojë masazhe, fizioterapist, SPA apo dhe pishina.

Mjekja: A mund të përfitojmë ne si mjek të rinj një bonus qiraje?

Rama: 3 vite ju do punoni ku ti duheni atdheut, pasi ka një investim nga shoqëria për edukimin tuaj. Nuk di t’iu jap një përgjigje për momentin për këtë, besoj se programi i PD mund të ketë bonus që ju të shkoni dhe në SPA dhe në masazh, që do ndërtohen sipas programit. Ajo që dua t’iu pyes është sa paga juaj tani?

Mjekja: 490 mijë lekë.

Rama: Tani e tregove me fakte që je gjirokastrite, këtë muaj duhet të kesh marrë më shumë. Në vend që të më thuash që paga jonë është kaq, po aq. E di sa do të hedhin.

Mjekja: Nuk dua të them shifër të gabuar, e di afërsisht, por ende nuk e kam marrë pagën e janarit.

Rama: Ne kemi bërë një rritje të konsiderueshme pagash për specialistët që punojnë jashtë qytetit të tyre, me rritjen që ne u kemi bërë rrogat janë të ngjashme me Gjermaninë, në rast se mjekët nisen sot. Unë nuk hyj te ata që predikojnë katastrofën për shkak ase njerëzit synojnë të provojnë veten jashtë shtetit, kjo është një periudhë historike e pashmangshme, nuk ka qeveri që e ndal këtë trend, në fund të fundit është liria e secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat