Basha shpalos Programin për Shëndetësinë, nga hapi i parë 'Paraja ndjek pacientin' deri tek çdo hallkë

Shqipëria

Basha shpalos Programin për Shëndetësinë, nga hapi i parë 'Paraja ndjek pacientin' deri tek çdo hallkë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Basha shpalos Programin për Shëndetësinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjodhi disa nga mjekët më të njohur për të shpalosur Programin e qeverisë së ardhshme për shëndetësinë. Gjatë një diskutimi të hapur, kreu i opozitës iu shpjegoi mjekëve shqiptarë disa nga pikat kryesore ku mbështetet programi për shëndetësinë.

Hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedhë vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes.

Parimi “paraja ndjek pacientin” i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë. Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para nën dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit.

Kujdesi shëndetësorë është në parametra më të ulët, me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak se sa paguajnë sot. Hapi i parë “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.

Në raport me sistemin spitalor, parimet të cilat ne do t’i ndjekim, janë parime të provuara se funksionojnë në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar drejt një shëndetësie që së pari të jetë në gjendje të japë një shërbim dinjitoz.

 Rrogat e mjekëve në spitalet publike dhe në sistemin publik shqiptar të jenë jo më pak se 1200 euro dhe të infermierëve jo më pak se 700 euro. Objektivi nuk është arbitrar është plotësisht i arritshëm është i buxhetuar dhe është i indeksuar me përvojat e rajonit. Hapi i dytë për të ndalur këtë rrallim dramatik të mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për njerëzit është hapja e një fakulteti tjetër mjekësie, shtimi i kapaciteteve pra për të trajnuar mjekë të rinj

Fillimisht Basha evidentoi problematikat e shëndetësisë në këto 8 vite të qeverisjes socialiste. “Nëse ka një fushë ku premtimet nuk u realizuan, kjo është fusha e shëndetësisë. U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh.

Kjo është një nga arsyet pse në përqasjen tonë ne nuk kemi asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Asnjë prej angazhimeve nuk mund të qëndrojë më vete. Dy janë shqetësimet kryesore dhe fushat kryesore ku ne japim zgjidhje imediate për normalizimin e krizës së thellë në shëndetësi. Njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe facilitetet shëndetësore dhe tjetra ka të bëjë sigurisht me atë që është në qendër të shëndetësisë me pacientin, me qytetarin që ka nevojë për shërbim”, - u shpreh Basha

Kandidati për kryeministër iu tha mjekëve dhe stafeve shëndetësore se plani i PD nuk është një plan premtimesh, por një plan angazhimesh.

“Duke e nisur nga qytetari, parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Dhe për këtë arsye, hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes.

Parimi “paraja ndjek pacientin” në vetvete i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, faktikisht do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë.

Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para në dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. Dhe prapë kujdesi shëndetësor është në parametra më të ulët, që do të thotë që me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak seç paguajnë sot. Hapi i parë “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit. Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim.

Dhe sot mund ta themi me gojën plotë, që në veçanti sa i përket shërbimit terciar, situata, pra spitalet, situata është në kolaps total. Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar; ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë, dhe ka shkuar është zhdukur në format, në mënyrat më të papranueshme për çdo fushë, dy herë më të papranueshme për shëndetësinë që arritëm kulmin me tenderat sekret gjatë kohës së pandemisë, duke kapur kështu një rekord sa i përket shpërdorimit të parasë publike në një nga momentet më të vështira të shqiptarëve që ishte vala e parë e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat