E rëndë/ Vdes nga Covid një 28-vjeçare

Shqipëria

E rëndë/ Vdes nga Covid një 28-vjeçare

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:00
Ilustrim

Një 28-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Covid/2.

Mësohet se ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”, ndërsa pas përkeqësimit të situatës gruaja ishte intubuar dy ditë më parë. 28-vjeçarja ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.

Viktima ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion i mori asaj jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat