Aksident në Librazhd/ Kamioni përplas motoçikletën, ngelin të plagosur çifti i bashkëshortëve

Shqipëria

Aksident në Librazhd/ Kamioni përplas motoçikletën, ngelin të plagosur çifti i bashkëshortëve

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Librazhd

Ditën e sotme rrethe orës 14:50 një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë, gjatë një parakalimi të gabuar, jo shumë larg hyrjes së qytetit të Librazhdit, është përplasur me një motoçikletë, e cila ka përfunduar poshtë tij.

Si pasojë, burrë e grua që ndodheshin në të, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Ndërkohë të plagosurit janë transportuar ne spitalin e Librazhdit dhe sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat