Sherri për partitë/ Shokët e rrahën për vdekje, vdes në spital pas ditësh 57 vjeçari

Shqipëria

Sherri për partitë/ Shokët e rrahën për vdekje, vdes në spital pas ditësh 57 vjeçari

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Pelivan Sinorrapaj, 57 vjeç, mësohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës, pas disa ditësh në koma.

Sinorrapaj u gjet i gjakosur dhe pa ndjenja disa ditë më parë nga kalimtarë të rastit në Ballsh.

Pas hetimeve të para u zbulua se ky shtetas ishte goditur nga 3 shoqëruesit e tij, në gjendje të alkoolizuar pas një sherri për partitë politike.  

Ka qenë pasditja e datës 29 janar kur Pelivan Sinorrapaj, së bashku me tre shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj 44 vjeç të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, më pas kanë debatuar për pagesën e tavolinës.

Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por mesditën e sotme ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që policia ka kryer ndalimin e tyre ndërkohë që gjykata mori dhe masën e sigurisë disa ditë më parë.

Si viktima ashtu dhe shokët e tij njiheshin si konsumatorë alkooli në qytetin e Ballshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat