Kryeministri Rama në Sarandë porosi për investimet e nisura

Shqipëria

Kryeministri Rama në Sarandë porosi për investimet e nisura

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në zonën e Sarandës ku ka kërkuar që të vazhdojnë me intensitet puna në kantieret e ndërtimit.

Ashtu si në Gjirokastër, edhe në Sarandë kreu i qeverisë i krahasoi me kantieret e ndërtimit në zonën e Thumanës, e goditur nga tërmeti i nëntorit 2019.

“Nuk do ja vlente që të linit diçka tjetër që po bënit sot, për të ardhur për folur si për televizor. Duhet të flasim hapur. Nuk dua të them sa shumë kemi bërë për Sarandën, por ta fillojmë aty tek ato gjëra që nuk kemi bërë. Unë dua të përsëris që edhe Saranda, edhe qarku i Vlorës, pavarësisht investimeve të bëra, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në të gjitha aspektet e tjera. Do ju thosha që të parafytyroni, pamjen e kantierit sot në Thumanë, në Fushë-Krujë apo kudo tjetër në perimetrin e zonës së prekur nga tërmeti, ku pamja është krejt e ndryshme nga dita e nesërme e tërmetit i cili ishte një moment tragjik. Janë pastruar rrënojat, është hapur puna për sistemin nëntokësor, janë hapur themelet e ndërtesave por nuk janë ende banesa për të jetuar. Kështu janë të gjitha aspektet e tjera në arsim dhe në shëndetësi.

Besoj që përpara një kantieri ndërtimi, është e qartë se puna vijon, nuk ka kohë për gjumë. Thjesht projektet janë solide, rruga e nisur është solide. Natyrisht është e lehtë ta thuash, shumë e vështirë ta bësh. Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë dhe të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Shëtitoret nuk janë vetëm transformimi infrastrukture, por është një rritje në aspektin ekonomik. Po të shohësh xhiron e pronarëve që shfrytëzojnë ambientet në Lungomare janë më të larta se çfarë kanë qenë. Nuk dua të zgjatem më tutje” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat