Emrat- 81 deputetët e zgjedhur pa u votuar/ Lista e PS, PD dhe LSI

Shqipëria

Emrat- 81 deputetët e zgjedhur pa u votuar/ Lista e PS, PD dhe LSI

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:53
Basha, Rama, Kryemadhi

Nuk është çudi, Parlamentin shqiptar nuk e zgjedh populli, por kryetarët e partive dhe ky tashmë është një fakt.

Këto zgjedhje thuajse partitë e kanë të zbuluar shumicën e deputetëve fitues pa u votuar, kjo për fakt të renditjes që kanë në listat fituese të përgatitura nga kryetarët. Diku mund të ketë disa lëvizje të vogla por bëhet fjalë për shumë pak vende pasi mbi 90% e listave është e sigurt.

Përllogaritjet dhe statistikat zgjedhore tregojnë qartë se listat në pjesën e parë të tyre pra deri në 50% të totalit të saj janë fituese për socialistët, gati 30% për demokratët dhe vendet e para apo të dyta, pra 10% për shumicën e qarqeve për LSI, përjashto Tiranën.

Më poshtë po sjellim listat me 81 emra, nga ku rreth 41 i përkasin PD, gati 25 emra PS dhe 14 LSI. Lista e socialistëve nuk është ende e qartë, shumë emra janë në pikpyetje. Rama tha publikisht disa ditë më parë se emrat do mësohen ditën kur do dorëzohen në KQZ, megjithse në disa qarqe kanë filluar punën në terren edhe emrat e dytë apo të 3 në listë si në Vlorë, Korçë, Elbasan etj.

Sipas emrave zyrtarë të publikuara nga PS, emrat drejtues të fushatës dhe pjesë e zonave të sigurta fituese janë:

Bledi Çuçi – Gjirokastër

Blendi Klosi – Berat

Damian Gjiknuri-Vlorë

Anila Denaj

Alket Hyseni

Edi Rama

Gramoz Ruçi-Fier

Erion Braçe

Niko Peleshi-Korçë

Ilir Pendavinji

Eduard Shalsi

Taulant Balla-Elbasan

Evis Kushi

Olta Xhaçka-Dibër

Ardian Çela-Durrës

Lefter Koka

Ilir Beqaj-Shkodër

Lindita Nikolla-Lezhë

Emra të tjerë: Elisa Spiropali, Ervin Bushati, Arben HametajVasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Belinda Balluku, Arben Pëllumbi, Pandeli Majko, Ulsi Manja etj.

Kandidatët e PD të sigurt janë 33 kandidatë, por mungojnë edhe emrat e zonjave që në të paktën 8 qarqe PD e merr mandatin e 3. Kjo do e çonte në 41 numrin e mandateve të siguruara pa u votuar. PD ka ende disa vende të sigurta në Shkodër, Fier, Elbasan etj., për të cilat emrat përfliten por nuk janë zyrtarizuar.

Tritan Shehu- Gjirokastër

Tomorr Alizoti- Berat

Bujar Leskaj- Vlorë

Ina Zhupa

Enkelejd Alibeaj- Fier

Luan Baçi

Edmond Spaho- Korçë

Ervin Salianji

Suzana Guzholli

Vangjel Dule

Gazmend Bardhi- Elbasan

Luçiano Boçi

Xhelal Mziu- Dibër

Edi Paloka- Durrës

Agron Duka

Oerd Bylykbashi

Flamur Hoxha- Kukës

Helidon Bushati- Shkodër

Nard Ndoka

Lulzim Basha, Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Grida Duma, drejtuese në Kavajë dhe Rrogozhinë, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka-Tiranë

Emra të tjerë Sali Berisha, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Çlirim Gjata, Florion Mima.

Kandidatët e LSI, duket se kanë të sigurt vetëm vendin e parë, përjashto Tiranën, por në këto zgjedhje kjo forcë duket më e dobët dhe më e shpartalluar se kurrë më parë. Por duke parë statistikat zgjedhore partia e familjes Meta-Kryemadhi, kërkon të sigurojë jo më pak se 14 mandate.

Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, Florida Kërpaçi – Tiranë

Edmond Haxhinasto – Elbasan

Monika Kryemadhi

Endrit Braimllari-Korçë

Kejdi Mehmetaj-Fier

Luan Rama-Vlorë

Agron Çela- Shkodër

Elona Guri- Durrës

Vangjel Tavo-Gjirokastër

Ardi Çela-Berat

Viktor Tushaj-Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat