Pogradec, lihen në burg tre të arrestuarit për peshkim të paligjshëm të Koranit

Shqipëria

Pogradec, lihen në burg tre të arrestuarit për peshkim të paligjshëm të Koranit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 3 të arrestuarit e Shoqatës së Menaxhim Peshkimit, të cilët detyronin shitjen e koranit për përfitime.

Në qeli mbeten Adriatik Dokollari (kreu i shoqatës), Mariel Durollari dhe Endri Pera (punonjës).

Nga hetimet e kryera rezultoi se në bashkëpunim mes tyre ata kanë shpërdoruar detyrën, duke detyruar peshkatarët në Pogradec që të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ata akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër” kryer në bashkëpunim“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat