E rëndë në Mallakastër/ Vajza me probleme mendore godet me thikë babanë e moshuar dhe vëllanë 27 vjeçar

Shqipëria

E rëndë në Mallakastër/ Vajza me probleme mendore godet me thikë babanë e moshuar dhe vëllanë 27 vjeçar

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Një 30 vjeçare banuese në Drenovë të Mallakastrës ka goditur me thikë bababën e saj 60 vjeçar dhe vëllanë 27 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar në këtë fshat. Policia thotë se vajza vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat