Rudina Hajdari i futet punës si shitëse në tregun e fruta-perimeve

Shqipëria

Rudina Hajdari i futet punës si shitëse në tregun e fruta-perimeve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Rudina Hajdari

Kandidatja për deputete nën siglën e partisë së re “Nisma Thurje”, Rudina Hajdari sot ka vizituar qytetin e Prrenjasit, ku ka biseduar me qyetatrët.

Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet si shitëse në tregun e fruta-preimeve, duke u shërbyer qytetarëve.

Teksa ka postuar videon Hajdari shkruan se shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e t’i kthehet qytetarëve.

“Puna e ndershme është vyrtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal. Shërbeva sot si shitëse në tregun e Përrenjasit e pata fatin të bisedoj me qindra tregtarë e qytetarë.

Shqipëria duhet ti kthehet njerëzve të ndershëm e punëtorë, duhet ti rikthehet vlerave. Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ti kthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku,” shkruan Hajdari ndër të tjera në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat