Drejtues politik në Gjirokastër pasi anëtarësia tha “Jo”, Shehu: Vendos kryetari

Shqipëria

Drejtues politik në Gjirokastër pasi anëtarësia tha “Jo”, Shehu: Vendos kryetari

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Tritan Shehu

Ish deputeti dhe ish ministri demokrat Tritan Shehu, i pyetur për përzgjedhjen e tij si drejtues politik i PD në qarkun e Gjirokastrës pasi anëtarësia i tha jo kandidimit të tij, është shprehur se zgjedhja në rastin e tij i përket kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

Arnold Kariqi: Zoti Shehu, do doja të ndalesha pak te kandidimi juaj. Komisioni i Vlerësimit në PD përjashtoi emrin tuaj nga kandidimi teksa ju u rikthyet sërish në këtë qark. A e ve kjo në dyshim Komisionin e Vlerësimit brenda PD-së?

Tritan Shehu: Nuk dua të merrem me këtë çështje. Unë e kam thënë që në fillim, ai që vendos, sipas të gjitha rregullave strukturore, është kryetari i partisë, institucionet e larta të partisë. Por kryetari i partisë kur bëhet fjalë për një ish kryetar partie. Pra, ky për mua është një kapitull i mbyllur. Është tashmë një çështje e zgjidhur. Dhe unë kam filluar punën politike atje pikërisht për të ndezur të gjithë motorët për fushatën elektorale, për fitoren e 25 Prillit, për ndryshimin dhe përmbysjen e madhe që aspiron gjithë Shqipëria por edhe Gjirokastra në veçanti.

Për të dalë pikërisht nga ajo prapambetje që fola pak më para dhe ku realisht janë të gjitha mundësitë se ai qark është një qark me resurse të mëdha njerëzore, ekonomike, potenciale të mëdha, pozicion gjeografik të shkëlqyer, për ta bërë atë në një kohë jo shumë të gjatë një qark shembull për zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe përmirësimin e jetës sociale të qytetarëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat