Pas akuzave të bëra, Gledion Rehovica i kundërpërgjigjet Kryemadhit: Paranoja ka shkatërruar LSI-në. Vazhdon politika e shpifjeve dhe sharjeve

Shqipëria

Pas akuzave të bëra, Gledion Rehovica i kundërpërgjigjet Kryemadhit: Paranoja ka shkatërruar LSI-në. Vazhdon politika e shpifjeve dhe sharjeve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Gledion Rehovica

Pas deklaratave tē dhëna dy ditë më parë në adresë të tij nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sot ish/deputeti i LSI, Gledion Rehovica.

Pas një takimi elektoral me ish/strukturat e gruas së LSI-në Berat, Rehovica i është përgjigjur Kryemadhit,duke deklaruar se, ai nuk ka kryer asnjëherë asnjë vepër të jashtëligjshme, as në Shqipëri dhe as në Itali.

“Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes,të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nqs ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund ti vijnë mirë zonjës Kryemadhi s’di ç’të them” – ka thënë Rehovica. Për Rehovicën, i gjithë ai proçes ka qenë një thikë pas shpine, e inicuar dhe dirigjuar nga ish/partia e tij,për të mbajtur nën kontroll e në presion të gjithë deputetët e LSI-së.

Akuzave të zonjës Kryemadhi se ka qënë ajo që i ka larguar nga partia, Rehovica i është përgjigjur, duke deklaruar se është ai që është larguar nga LSI-ja për shkak se për të nuk është më ajo parti që ka qenë, nuk është më partia që themeloi Ilir Meta. Për Rehovicën, LSI ka filluar degradimin që në momentin që filloi arroganca, pabesia e mosmirënjohja. “LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qenë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrrollojnë dot,nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu”, ka deklaruar Rehovica.

Në lidhje me akuzat e Kryemadhit se ai nuk dinte të shkruante e të lexonte, Gledion Rehovica i është kundërpërgjigjur me fjalët: “Unë ju siguroj që kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se zonja Kryemadhi dhe nuk kam blerë apo kopjuar ndonjë tezë doktorature”.

Rehovica ka deklaruar nga Berati se zonja Kryemadhi partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar. Për Rehovicën, Kryemadhi ka dështuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj, që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot. Ai e ka ftuar Kryemadhin në një debat të hapur publik dhe ka deklaruar se, arritja më e madhe që ka arritur deri tani Kryemadhi në drejtimin e LSI-së është vetëm “çizmja” kundër Edi Ramës. Ish deputeti i LSI-së Gledion Rehovica, ka pohuar se, sipas informacioneve që ai ka, të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupe diplomatike, për t’i paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi.

Gledion Rehovica: “Nuk kam kryer asnjë lloj gjëje të jashtëligjshme në Itali, as në Shqipëri. Kam një vendim të pushimit të çështjes të kërkuar nga prokuroria dhe të pranuar nga gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me të gjykatës që mund ti vijnë mirë zonjës Kryemadhi. Gjithë ai proces sipas informacioneve të mia ka qenë thikë pas shpine e iniciuar dhe e dirigjuar nga ish partia ime për të mbajtur nën kontroll dhe nën presion të gjithë deputetët e LSI.

Nga LSI jam larguar sepse dhe njëherë po e sqaroj, LSI nuk është më ajo parti që ka qenë, nuk është ajo që ka krijuar Ilir Meta. LSI ka filluar degradimin që filloi arroganca, pabesia, mosmirënjohja, por për mua LSI-në e ka shkatërruar paranoja. Unë ju siguroj që kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se zonja Kryemadhi, nuk kam kopjuar ndonjë tekst doktorature.

Zonja Kryemadhi partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar dhe ka dështuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive dhe deri më sot. Arritjen më të madhe që ka zonja Kryemadhi në drejtimin e LSI-së është vetëm çizmja kundër Edi Ramës. Ju siguroj se nuk na ka shkruajtur asnjëherë ndonjë fjalim zonja Kryemadhi dhe për këtë e ftoj në debat publik, ta lërë mënjanë edhe ambasadën amerikane, të marrë dhe dosjen e sa për dijeni kam një informacion që të gjithë zyrtarët e lartë e LSI janë kontaktuar nga trupa diplomatike për ti paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat