Rrëfimi i një eskorte në Shqipëri: Shes trupin për të pasur një jetë të mirë

Shqipëria

Rrëfimi i një eskorte në Shqipëri: Shes trupin për të pasur një jetë të mirë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Dokumentari “Unpublished” në Euronews Albania u investigua për femonemin e eskortave (shoqërueseve) shqiptare. Një vajzë 28-vjeçare rrëfen historinë e saj.

”Rreth 7 vite më parë, kur isha 21-vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim. Kisha parë edhe nga shoqja ime e ngushtë, që ajo bënte një gjë të tillë, ashtu si një pjesë e shoqërisë dhe kjo ishte një tjetër shtysë që të bëhesha dhe unë si ato, me idenë që të jem në të njëjtin nivel ekonomik”, shprehet 28-vjeçarja.

Më tej ajo ka treguar se klientët e ja gjeti shoqja. ”Me kalimin e kohës kishim edhe bashkëpunim me klientët e tjerë. Ne, ose të paktën unë, i pyesnim nëse kishin të afërm që donin shërbim dhe shpeshherë na kontaktonin. Ka pasur edhe klientë që i kemi parë njëherë dhe nuk i kemi parë më kurrë”.

Për më tepër, ajo tregon se ”Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme. Ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur, përndryshe në hotel apo në banesat e klientëve. Në disa herë përdor makinën time, dhe më pas i’u kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose me taksi. Në rastet kur klienti është njeri shumë i rëndësishëm, na dërgon makinë luksoze ose na dërgon në destinacion”.

Gjatë rrëfimit, vajza tregon edhe raste me klientë të dhunshëm, apo të “çuditshëm” dhe kjo “industri” zhvillohet edhe online, me çmime apo detaje të tjera. ”Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro. Pasi punova dy vjet, në vitin 2016, fillova të bëja edhe disa “investime” dhe ndërhyrje te vetja. Bëra ndërhyrje në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit dhe pasi e mora veten, rrita edhe çmimin. E para, sepse ti duhet të mirëmbash veten dhe e dyta, tashmë je një stad më lart”, shprehet vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat