Armë dhe drogë në banesë, arrestohet një burrë në Korçë

Shqipëria

Armë dhe drogë në banesë, arrestohet një burrë në Korçë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 53 vjeçar në Korçë, është arrestuar pasi posedonte lëndë narktotike, armë sportive dhe armë të ftohta në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit, Ardit Horanlli, policia ka gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Horanlli nuk ishte i panjohur për policinë, pasi ishte me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat