Rusia dëbon sekretarin e ambasadës shqiptare në Moskë

Shqipëria

Rusia dëbon sekretarin e ambasadës shqiptare në Moskë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar, si hakmarrje për dëbimin e diplomatit rus.

Është Sputnik që shkruan se vendimi është marrë sot.

‘Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëboi një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021’.

Sipas ministrisë, ambasadori i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe i është komunikuar se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur persona non grata.

Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat