“Kundërpërgjigjet” Rusia, dëbon diplomatin shqiptar

Shqipëria

“Kundërpërgjigjet” Rusia, dëbon diplomatin shqiptar

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Vladimir Putin

Rusia do të dëbojë një diplomat shqiptar si kundpërgjigje për largimin e diplomatit rus nga Tirana dy javë më parë.

Vendimi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme ruse, e cila ka caktuar një afat prej 72 orë për diplomatin shqiptar, për t’u larguar nga territori i Rusisë.

Në fund të muajit janar, ministria e Jashtme e Shqipërisë shpalli person "non grada" një diplomat rus për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave kundër COVID-19.

Por, Rusia e konsideroi këtë argument si “pretekst” dhe paralajmëroi se do të kundpërgjigjej për këtë hap.

Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi pas vendimit të qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatit rus, Alexey Krivoshev, duke thënë se vendimi nuk është bazuar në asnjë provë.

Ndërkohë që nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë thuhet se në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar, madje ka vijuar me sjelljen e tij neglizhuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat