Zbulohet kokainë me vlerë 3 milion euro në shtëpinë e emigrantëve shqiptarë, arrestohet 17-vjeçari

Shqipëria

Zbulohet kokainë me vlerë 3 milion euro në shtëpinë e emigrantëve shqiptarë, arrestohet 17-vjeçari

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustruese

35 kilogram kokainë dhe 700 gram marijuanë, janë sekuestruar ditën e sotme në një shtëpi emigrantësh shqiptarësh në Itali. 

Mediat vendase, bëjnë me dije se policia brenda shtëpisë ka gjetur dhe një 17-vjeçar, ku ky i fundit kishte fshehur drogën poshtë shtratit të tij. 

Në momentin që policia ka arritur në shtëpinë, e cila ndodhej në në via Rossetti në Sant’AngeloLodigiano, ka kërkuar të futet në shtëpi, 17-vjeçari nuk i është përgjigjur, por megjithatë policia është futur. I riu ndodhej por vetëm brenda shtëpisë ndërkohë mamaja ishte në punë.

Sasia e sekuestruar është cilësuar si më e madhja e kapur ndonjëherë në zonën e Lodit, pasi vlera e saj llogaritej 1 milionë euro dhe nëse shitej, përfitimet do të ishin 3 milionë euro.

Ndërkohë, policia ka arrestuar adoleshentin sakaq ka shpallur në kërkim dhe dy presona të tjerë me origjinë shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat