Në pranga i riu që grabiti me armë farmacinë dhe institucionin financiar

Shqipëria

Në pranga i riu që grabiti me armë farmacinë dhe institucionin financiar

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:10
Ilustrim

Ka përfunduar në prangat e policisë i riu Kristi Çinari, i akuzuar për disa grabitje në Tiranë brenda disa ditëve.

Pavarësisht se është nga Shqipëria, ai kishte një kartë identiteti të shtetit të Kosovës, me emrin Blerim Krasniqi me vendlindje Prishtinën.

Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes së një institucioni financiar dhe i një farmacie në bulvardin “Zhan Dark”, ngjarje këto të ndodhura gjatë ditëve të fundit të muajit janar.

Çinari është emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2017 kur ishte 17 vjeç, së bashku me një bashkëmoshatar grabiti me armë një farmaci tek “Rruga e Kavajës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat