Mjeku shqiptar në Angli: COVID-19 po sillet si mafia, më i forti dominon tjetrin

Shqipëria

Mjeku shqiptar në Angli: COVID-19 po sillet si mafia, më i forti dominon tjetrin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një konference për shtyp ditën e djeshme deklaroi, se ka dyshime se në vendin tonë po qarkullon mutacioni i Covid, pasi ka rritje të rasteve të ditëve të fundit dhe raste riinfektimesh.

Sipas saj çdo gjë do të mësohet pasi të vijnë pas pak ditësh, rezultatet e mostrave janë dërguar në Berlin për verifikim.

Duke folur pikërisht për këtë çështje, hyrjen e mutacioneve të COVID-19 në vendin tonë, i ftuar në Spotlight nga Aban Dudushi, mjeku i njohur Laidon Shapo nga Anglia e ka krahasuar marrëdhënien mes mutacioneve nga Covid-19 si një lojë të mafies, ku më i forti dominon të dobëtin.

“Ky virus me mutimet e tij, i ngjan një loje të mafias, prej ku një virus më i shpejtë dhe më i fortë dominon tjetrin. Për momentin kemi dhe variantin e Afrikës së Jugut, i cili në momentin që flasim ka 147 raste të konfirmuara. Pra, pak, sepse këtu është Lockdown, ndërkohë që variant tjetër ëshët përhapur mirë dhe kontrollon sipërfaqe të mëdha të gadishullit britanik”, tha Shapo.

Gjithashtu ai  sugjeroi në këtë linjë se duhet të mbyllen baret, restorantet dhe dyqanet jo të rëndësishme.

“Të mbyllen baret dhe restorantet dhe të gjitha dyqanet jo të rëndësishme, duke lënë hapur vetëm ushqimoret. Të mos ketë përzierje brenda shtëpive dhe të bën vetëm nga 6 veta në 2 shtëpi të ndryshme, ku mund të takohen jashtë. Të mbahen maskat dhe të ruhet distancim i fortë, higjiena dhe të ecet me vaksinën me shpejtësi maksimale”, këshilloi doktor Shapo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat