Iu ngrit atentat?! Shoferit në Kamëz i shpërthen eksplozivi sapo ndez makinën

Shqipëria

Iu ngrit atentat?! Shoferit në Kamëz i shpërthen eksplozivi sapo ndez makinën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një makinë në Kamëz, ku si pasojë është lënduar dhe drejtuesi i mjetit.

Sipas njoftimit të policisë, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat