Vala e arrestimeve pas skandalit te ‘Shefqet Ndroqi’, Rama: Lajm shumë i mirë, për fat është një pakicë e vogël

Shqipëria

Vala e arrestimeve pas skandalit te ‘Shefqet Ndroqi’, Rama: Lajm shumë i mirë, për fat është një pakicë e vogël

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për arrestimin e katër punonjësve të tjerë të spitalit “Shefqet Ndroqi”, tre infermiere dhe një sanitare, të cilat bashkëpunonin me Tire Alldërvishin dhe merrnin ryshfete nga të afërmit e pacientëve të shtruar në këtë spital.

Rama e ka quajtur këtë një lajm shumë të mirë dhe theksoi se “për fat të mirë është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha”.

Kryeministri theksoi ndër të tjera se ky rast që e quajti skandaloz, është edhe një mesazh i qartë për të ardhmen, teksa paralajmëroi vijimin e reformimit të sistemit shëndetësor.

“Unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit”, theksoi Rama.

“Lajmi shumë i mirë i prangosjes edhe të katër xhakaidurëve të tjerë në kuadrin e hetimeve të thelluara që nisën pas denoncimit publik të një zonje, qytetareje, lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në cdo drejtim që e shohin të arsyeshme, përfshirë edhe mediat investigative.

Një rast skandaloz e kaq domethënës, është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve të tyre por edhe të performancës që vazhdon.

Një mesazh i qartë edhe për të ardhmen, pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat