Banorët e Nënshkodrës në muajin e dytë të përmbytjes

Shqipëria

Banorët e Nënshkodrës në muajin e dytë të përmbytjes

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Niveli i ujit arrin 130 cm në rrugë dhe deri në 2.5 m në tokat bujqësore

Nënshkodra ka hyrë në muajin e dytë të përmbytjes dhe situata mbetet problematike.

Fshati Obot në Anë të Malit është i  izoluar dhe rruga që lidh Shirqin me Darragjatin në Dajç po ashtu mbetet e pakalueshme.

Niveli i ujit arrin 130 cm në rrugë dhe deri në 2.5 m në tokat bujqësore.

Uji ka depërtuar në dy banesa dhe ka rrethuar 121 të tjera.

ME 3685 Ha  tokë e përmbytur, banorët thonë se nevojat urgjente i kanë për bazë ushqimore për bagëtitë.

“Duam vetëm bazë ushqimore për bagëtitë. Na duhen 30 tonë.

Shqetësim kanë dëmet në të mbjella që për ta tashmë janë të parikuperueshme.

“Përmbytja është e madhe. Ka mbaruar bujqësia”

Administratori i Anës së Malit Arben Ceni, flet për braktisje nga institucionet e qeverisjes qëndrore në përballimin e situatës, ndërkohë që bashkia Shkodër përsërit kërkesën për shpalljen e gjendjes së emergjences.

Arben Ceni, administrator i Anës së Malit: Njerëzit kanë mbetur në mëshirë të fatit. Nuk kemi punë më me ta. Ata na kanë braktisur dhe ne duhet t’i braktisim”

Probleme të mëdha po paraqiten edhe në njësitë administrative Berdicë e Gur të Zi si pasojë e gërryerjeve të tokës, ku sipërfaqja e humbur përllogaritet në qindra hektarë.

Lumi Buna dhe liqeni i Shkodres ndodhën mbi kuotat maksimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat