Prokurori që ligjet i zëvendëson me “Kanunin”/ Skandali me dosjen e grabitjes dhe pasuria

Shqipëria

Prokurori që ligjet i zëvendëson me “Kanunin”/ Skandali me dosjen e grabitjes dhe pasuria

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Ilustrim

Në Dhjetor të vitit që shkoi, 120 magjistratë u listuan për t’u hetuar përgjatë këtij viti. Një ndër emrat që publikoi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte edhe prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi. Ky i fundit pothuajse të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Elbasan, ndërsa fillimet i ka pasur në Pogradec.

Prokurori Mushi, u lakua në opnionin publik, në vitin 2019, nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Sipas të njëjtit emision, Prokuroria e Elbasanit, kishte mbajtur për tre vite radhazi të pazbardhur një dosje grabitjeje edhe pse i njihte autorët. Punonjësit e policisë, oficeri i policisë gjyqësore treguan se janë gjetur autorët, por hetimet janë bllokuar në prokurori.

Sipas “Fiks Fare” prokurori i çështjes, Hektor Mushi, ka pranuar se i ka zvarritur hetimet dhe i ka sugjeruar denoncuesit të bëjë vetëgjyqësi.
Se çfarë ka ndodhur më pas me këtë rast, nuk dihet, por skandal konsiderohet reagimi i prokurorit që ligjin e i zëvendëson me kanun apo vetëgjyqësi si në kohën e Lekë Dukagjinit.

Ndërkohë që prokurori Hektor Mushi, është nën hetim nga Vettingu, CNA.al ka zbardhur edhe pasurinë e tij.

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, rezulton që prokurori Mushi në vitin 2004, deklaron apartament banimi 92.3 m2 me vlerë 2 000 0000 lekë, ndërsa në vitin 2011, deklaron një apartament 73 m2 në Elbasan, në bashkëpronësi me prindërit. Më pas në vitin 2014 deklaron se ka marrë një kredi për blerje banese 2 500 000 lekë, por nuk specifikon se për çfarë banese.

Në vitin 2017 ai deklaron se ka shitur banesën që kishte në bashkëpronësi ku ka përfituar, 1 937 017 lekë. Se për cilën banesë nuk deklaron asnjë të dhënë, duke bërë kështu që deklarimi i pasurisë të jetë i paqartë.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokuror Hektor Mushi, i cili ndër ka qenë edhe numri dy në Prokurorinë e Elbasanit.

Viti 2003

Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 0, 962 milion lekë.

Viti 2004
Ap banimi 92.3 m2 me vlerë 2 000 0000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 1 145 075 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 1 145 075 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Pogradec, 1 356 053 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 176 849 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 188 912 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses, 540 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 259 558 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 216 961 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 455 534 lekë.

Viti 2011
1/3 e një ap 73 m2 në Elbasan.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 208 966 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 578 452 lekë.
Kredi 500 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 056 581 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 578 452 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 343 353 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 316 853 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 635 430 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Vijon.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 257 494 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 531 467 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Mbyllur.
Kredi 500 000 lekë.
Kredi për blerje banese 2 500 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 273 679 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 531 467 lekë.
Kredi për blerje banese 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 424 470 lekë.
Subjekti deklarues ka përfituar nga trashëgimia pas vdekjes së babait, të gjithë pasuritë e tij.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 270 806 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 565 755 lekë.
Kredi për blerje banese 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 345 185 77 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 312 207 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 592 430 lekë.
Kredi për blerje banese 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 256 266 57 lekë.
Overdraft 100 000 lekë.
Shitur banesa që subjekti deklarues kishte në bashkëpronësi ku ka përfituar, 1 937 017 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 388 849 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuar si specialiste në QKR, Elbasan, 598 792 lekë.
Kredi për blerje banese 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 168 344 5 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat