Ura e Vjetër në Milot rrezikon shembjen, banorët: “Salillari” punon ditën dhe natën me 40 eskavatorë

Shqipëria

Ura e Vjetër në Milot rrezikon shembjen, banorët: “Salillari” punon ditën dhe natën me 40 eskavatorë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Ura e Vjetër në Milot

Ura e vjetër mbi lumin Mat, e cila ndodhet në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, dhe e ndërtuar në vitin 1987, rrezikon seriozisht shembjen për shkak të dorës së njeriut.

Këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqe, dhe hapësira mes trarëve lidhës është zgjeruar, çka ka ngritur alarmin e banorëve të zonës.

Ata paralajmërojnë tragjedi për trenin që kalon sipër urës me njerëz e mallra.

“Këtu kanë punuar dhe të shtunën e të dielën nja 50 kamionë ndonjë ditë kur të kalojë treni me shumë vagona veç kur ta shikosh që është dëmtuar shumë.”

Banoret drejtojnë gishtin tek kompania ”Salillari” që sipas tyre punon ditën dhe natën dhe si pasojë ka ulur shtratin e lumit.

“Jo që nuk e ndërpresin punën ditën po punojnë dhe natën.”

“Firma Salillari me atë Ndue Kolën kanë punuar me 40 eskavatorë e kanë ulur nivelin e ujit dhe kanë dëmtuar lumin.”

Në këtë situatë banorët kërkojnë që prokuroria të hetojë menjëherë.

“Çojini në prokurori ata persona të përgjigjen.”

Mosndërhyrja në kohë do të bëjë qe edhe kjo urë, të ketë fatin e Urës së Zogut, këmba e së cilës është fundosur mbi 2 metra e 40 centimetër, nga gërryerja e lumit nga kompanitë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat