Basha flet për pozicionin e Berishën në zgjedhje: Të kandidojë ku të dojë!

Shqipëria

Basha flet për pozicionin e Berishën në zgjedhje: Të kandidojë ku të dojë!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

“Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike”- kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një instervistë për Ora Neës, kur u pyet në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit dhe në cilin qytet do kandidonte.

Basha u shpreh se përvoja e Berishës është e jashtëzakonshme dhe është në shërbim të PD, demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve.

I pyetur nëse ka nevojë ende për Berishën, Basha u shpreh se “unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish”.

Pyetje: Duke folur për deputetët një kuriozitet i madh i votuesve është pozicioni i Zotit Berisha. Ju si trajner i ekipit po them në thonjëza, do të keni nevojë për shërbimet e tij në 25 Prill dhe nëse po në cilin qark?

Lulzim Basha: Unë e kam bërë fare të qartë që është në dorën e Zotit Berisha nëse do të kandidojë dhe të kandidojë ku dëshiron të kandidojë. Zoti Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike, përvoja e tij është e jashtëzakonshme dhe është vënë gjithmonë në shërbim jo thjesht dhe vetëm të Partisë Demokratike por të demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve

Gazetari: Ju keni nevojë për të ende?

Lulzim Basha: Unë jam kryetari i Partisë Demokratike dhe unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish. Pa pikë diskutimi në këtë betejë ndihem i privilegjuar pse jo i bekuar nga ndihma, vëmendja, këshilla, inkurajimi jo thjeshtë dhe vetëm i figurave të Partisë Demokratike por edhe i figurave të shoqërisë civile që shohin te Partia Demokratike instrumentin e zgjidhjes së krizës më të rëndë do të thoja unë dhe që ka përjetuar vendi në 3 dekada. Një krizë ekonomike, një krizë politike, një krizë besimi dhe që shikon te Partia Demokratike po kështu shpresën për rikthimin e normalitetit dhe nisjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilizimin të një Shqipërie që funksionon siç e thash për të gjithë shqiptarët jo për një grusht njerëzish që sot e trajtojnë si plaçkën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat