Shifrat alarmante nga Covid/ Rekord të infektuarish, këto janë 3 vatrat më të rrezikshme

Shqipëria

Shifrat alarmante nga Covid/ Rekord të infektuarish, këto janë 3 vatrat më të rrezikshme

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Ilustrim

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë. Tre vatrat më të rrezikshme të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat