Basha: Rama futi në Kuvend persona me rekorde kriminale, me 25 prill do paguajë faturën

Shqipëria

Basha: Rama futi në Kuvend persona me rekorde kriminale, me 25 prill do paguajë faturën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Lulzim Basha

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Rama qysh në zgjedhjet e vitit 2013 futi në parlament persona me rekorde kriminale.

Sipas Bashës, Rama do të përballet me faturën për shkak të përfshirjes së këtyre personave në 25 prill.

Basha: Ka një diferencë si nata me ditën. Ju e dini që PD mundësia ligjin për dekriminalizimin së bashku me SHBA-në. Edi Rama është kapur me presh në duar kur solli 19 deputetë me rekorde kriminale në vitin 2013. Në vitin 2015 solli persona me rekorde, po ashtu edhe në 2017 dhe në 2019, ku ishte një farsë, por ai sërish nuk hoqi dorë nga personat me rekorde kriminale.

Sot Rama do të përballet me faturën për shkak të përfshirjes së këtyre personave, pasi këto 8 vite kanë qenë vitet më të dështuara, gjë të cilën e kanë paguar shqiptarët. Kjo është fatura që do të paguajë Rama në 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat