Covid-19/ Rama: Ka dyshime të forta që ka ardhur varianti i Afrikës së Jugut, 30 % më agresiv

Shqipëria

Covid-19/ Rama: Ka dyshime të forta që ka ardhur varianti i Afrikës së Jugut, 30 % më agresiv

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:10
Edi Rama

Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Durrësit, mes premtimeve për portin e ri të qytetit dhe ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te pandemia Covid-19.

Sipas tij masat anti-COVID duhet të zbatohen dhe të mos ketë më neglizhencë pasi ka dyshime shumë të forta që në vend të qarkullojë varianti i ri i COVID, ai i Afrikës së Jugut.

Sipas kryeministrit, ky variant është 30 % më agresiv dhe më i transmetueshëm se ai britanik.

Edi Rama: Me ardhjen e dozave të shkurtit ne do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit mbi 80 vjep dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë.

Ajo që është e rëndësishëm është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik.

Këto variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin është më vdekjeprurës.

Do të shikojmë nëse do të propozojmë masa të reja nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat