Biznesi dëmton fiderat, OSHEE: Këto zona në Tiranë nuk do të kenë drita

Shqipëria

Biznesi dëmton fiderat, OSHEE: Këto zona në Tiranë nuk do të kenë drita

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) njofton se rrjeti i tensionit të mesëm 20kV, që furnizon një pjesë të Unazë së RE dhe një pjesë te ish- Fushes se Aviacionit është dëmtuar.

Ky rrjet është dëmtuar nga punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe nga një subjet privat.

Më tej në njoftim thuhet se brigadat e OSSH janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Fideri 334, rrjet i tensionit te mesem 20kV, qe funizon nje pjese te Unazes se Re dhe nje pjese te ish- Fushes se Aviacionit eshte demtuar nga subjekti Privat qe po punon per ndertimin e Unazes se Madhe! Brigadat e OSSH jane ne terren per rikthimin sa me te shpejte te energjise elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat